Rama: Ne kemi të metat tona, por PS mbetet forca e vetme që ka sjellë progres

Shqipëria

Rama: Ne kemi të metat tona, por PS mbetet forca e vetme që ka sjellë progres

Më: 11 mars 2024 Në ora: 20:09
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Facebook nga takimi i zhvilluar me organizatat socialiste, në Peshkopi, Klos dhe së fundmi është ndalur në Dibër.

“Sot për procesin e rienergjizimit të PS me Organizatat Socialiste 1140 Peshkopi dhe 0990 Klos në Dibër, që vijoi me anëtarësime të reja”, shkruan kryeministri Rama bashkangjitur videos së publikuar.

Në takimin e zhvilluar në Dibër, Rama u shpreh se pavarësisht vështirësive apo edhe të metave që mund të ketë PS, ajo sërish mbetet forca politike që ka sjellë zhvillimin më të madh për vendin.

“Padiskutim që ne kemi të metat tona, por ajo që besoj mund të thuhet se në të gjitha rastet ne jemi një forcë që sjelle progres. Në Shkodër më ka lënë mbresë shumë të keqe, po e sjell këtu si shembull të faktit që kjo ndodh kudo kur ata të tjerët marrin mandatin për të bërë diçka. Një stadium i ri i ndërtuar për ndeshje ndërkombëtare, i cili më besoni ishte katandisur në një objekt sikur aty kishte rënë bomba edhe prej vitesh nuk kishte shkelur njeri. Asnjë përkujdesje asnjë mirëmbajtje vetëm degradim. Si stadiumi është e gjithë Shkodra e cila ka filluar të marrë veten hap pas hapi”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat