Arrestimi i Evis Berberit, Zekthi: Të hetohet çështja në themel

Shqipëria

Arrestimi i Evis Berberit, Zekthi: Të hetohet çështja në themel

Më: 14 mars 2024 Në ora: 23:19
Fitim Zekthi

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin Open në News24, duke folur për arrestimin e ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberi, deklaroi se çështja duhet të hetohet në themel dhe ndoshta hetimet çojnë edhe tek persona të tjerë.

Zekthi theksoi se publiku do të dijë nëse Berberi ka lidhje me zyrtarë më të lartë në qeverisje.

Të hetohet çështja në themel. Ne duam të dimë nëse zyrtarët e lartë kanë lidhje me këtë çështje. Shpresoj që të kemi hetime gjithëpërfshirëse. Unë mendoj se SPAK nuk kontrollohet nga qeveria shqiptare. Ka segmente, por nuk kontrollohet totalisht. Drejtësia po bën diçka, se nuk ka bërë drejtësia hetime për njerëzit e rëndësishëm.

Këtu ka probleme me krimin, mjafton të shikosh kullat që ngrihen, që kushtojnë miliona e miliona euro. Edhe dorëheqja e tij para arerstit është lëvizje e stilit mafioz”, u shpreh Zekthi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat