Gjendet pa shenja jete në katin e parë të banesës 26-vjeçari, çfarë dyshohet

Shqipëria

Gjendet pa shenja jete në katin e parë të banesës 26-vjeçari, çfarë dyshohet

Më: 16 mars 2024 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Një 26-vjecar është gjetur pa shenja jete në katin e parë të banesës së tij  nga familjarët në Pogradec.

Dyshohet se i riu është vetëvarur, ndërsa nga kqyerja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas deklarimit të familjarëve, i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 16.03.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 5, Pogradec, në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat