Aksident në Fier/ Makina përplas qytetarin me biçikletë, largohet nga vendngjarja

Shqipëria

Aksident në Fier/ Makina përplas qytetarin me biçikletë, largohet nga vendngjarja

Më: 18 mars 2024 Në ora: 19:21
Fier

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” në Fier.

Një person i cili po udhëtonte me bicikletë është goditur nga një makinë duke u dëmtuar.

Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja , ndërsa i dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat