“Foshnja lindi e gjallë, por…” zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Krujë, nëna fut në qese dhe hedh në lumë të porsalindurin

Shqipëria

“Foshnja lindi e gjallë, por…” zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Krujë, nëna fut në qese dhe hedh në lumë të porsalindurin

Më: 18 mars 2024 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Tapizë të Krujës, ku nëna 42-vjeçare ka hedhur në lumë foshnjën e sapolindur.

Burimet e gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat thonë se familja nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë.

“E gjithë familja thonë se nuk e dinin që ishte shtatzënë, as vetë gruaja dhe as burri, ka hyrë në tualet dhe ka lindur, nuk e ka vrarë fëmijën, ka lindur i gjallë, por mund të ketë vdekur aty ose më pas, nuk dihet ende”, thotë një burim nga grupi hetimor që po merret me çështjen.

Sipas policisë, rreth orëve të mëngjesit dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, gruaja duke pretenduar se e ka lindur të vdekur, e ka futur trupin e foshnjës në qese dhe e ka hedhur në lumë.

Nuk dihet ende gjendja emocionale dhe mendore e gruas banuese në Tapizë dhe nëse ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen Leta Koçi 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat