“Në Shqipëri ende tabu”, psikologia: Prindërit nuk e kanë të lehtë të flasin për seksin

Shqipëria

“Në Shqipëri ende tabu”, psikologia: Prindërit nuk e kanë të lehtë të flasin për seksin

Më: 19 mars 2024 Në ora: 09:22
Lumturie Sinani

Sa të lehtë e kanë prindërit shqiptarë të flasin me fëmijët e tyre për raportet seksuale dhe kur duhet bërë biseda e parë me fëmijët? Kjo ishte një ndër temat që u diskutua sot në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” në Vizion Plus.

Psikologia Lumturie Sinani tha se prindërit duhet të nisin bisedat për seksualitetin që në moshën e hershme të fëmijërisë, 4 me 5 vjeç. Në këtë fazë prindërit duhet të flasin më fëmijët lidhur me një imazh të përgjithshëm të trupit, në mënyrë që fëmijët të bëjnë dallimin e gjinisë mashkullore nga ajo femërore.

Ndërsa në moshën para pubertetit, 9 me 11 vjeç, sipas psikologes pindërit duhet të flasin me fëmijët e tyre për raportet seksuale.
Sakaq ajo tha se sot e kësaj dite në vendin tonë shumë prindër e kanë tabu të flasin me fëmijët e tyre për seksin.

Gjithashtu ajo foli për diferencimin që bëhet midis vajzave dhe djemve.Psikologia tha se baballët i përgëzojnë djemt e tyre kur kryejnë raport seksual për herë të parë, diçka që nuk ndodh me vajzat.

: Biseda e parë për seksualitetin duhet bërë që në moshën 4 me 5 vjeç. Gjithmonë duhet të jetë informacion në përputhje me zhvillimin konjitiv të fëmijës. Në këtë moshë prindërit duhet të fillojnë të diskutojnë me fëmijët lidhur me dallimin ndërmjet dy gjinive dhe funksionet e organve në trup, në mënyrë që në adoleshencë të mos e përjetojë si trauma…fëmijët kryesisht vajzat me ndjejnë një farë turp të flasin për seksin me baballarët. Më shumë flasin me nënat…Baballarët i përgëzojnë djemt kur bëjnë marrdhënies seksuale për herë të parë, ndryshe ndodh me vajzat…Informacionet e internetit ndikojnë negativisht. Kjo është frika e prindërve..ka prindër që nuk ndihen të aftë për të edukuar fëmijët mbi tema të seksualitetit, pasi fëmijët mund të dinë më shumë informacion se sa prindërit.

Ndërsa për raportin seksual prindërit duhet të flasin para pubertetit, 9 me 11 vjeç. Në Shqipëri akoma është tabu, prindërit shqiptarë nuk e kanë të lehtë të flasin për seksin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat