Katër të rinj djegin dy makina në Korçë, shikoni momentin kur flakët përpijnë mjetin

Shqipëria

Katër të rinj djegin dy makina në Korçë, shikoni momentin kur flakët përpijnë mjetin

Më: 19 mars 2024 Në ora: 09:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër persona janë fiksuar nga kamerat e sigurisë, teksa i vënë flakën një makine në Korçë.

Siç dallohet nga pamjet e siguruara për Top Channel nga gazetarja Dhorjela Çule, katër adoleshentët shihen duke i vënë flakën mjetit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa të rinjtë kanë djegur dy mjete në pronësi të dy personave të ndryshëm.

Autorët e dyshuar kanë rënë në pranga, ndërsa policia bën me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti që personat kanë pasur disa ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.03.2024, rreth orës 02:00, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve G. C., dhe J. G., ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore u identifikuan autorët e dyshuar të ngjarjes. Konkretisht shtetasi K. Sh., 18 vjeç; dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë djegur automjetet pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, me pronarët e automjeteve G. C. dhe J. G.

Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat