Transportonte me makinë 31 kg kokainë me vlerë 3 milionë euro, arrestohet bojaxhiu shqiptar në Itali

Shqipëria

Transportonte me makinë 31 kg kokainë me vlerë 3 milionë euro, arrestohet bojaxhiu shqiptar në Itali

Më: 21 mars 2024 Në ora: 16:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme (20 mars) në Ravena të Italisë pasi u kap duke transportuar 31 kilogramë kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se nëse do të shitej tek përdoruesit e narkotikëve, droga kapte vlerën e 3 milionë eurove. Sipas hetuesve, droga ishte e destinuar për shitje në rajonet e veriut të Italisë, kryesisht në Piemonte.

Fillimisht 40 vjeçari ka tentuar t’i largohej policisë por pas një ndjekje u bë i mundur arrestimi i tij dhe gjetja e 31 kg kokainë të fshehur në makinë.

Rezulton se shqiptari, punonte si bojaxhi dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm kriminalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat