Nis me debate komisioni hetimor në Shëndetësi/ Ndrecaj: Jo deklarata politike dhe partiake! Vokshi: Pak respekt

Shqipëria

Nis me debate komisioni hetimor në Shëndetësi/ Ndrecaj: Jo deklarata politike dhe partiake! Vokshi: Pak respekt

Më: 25 mars 2024 Në ora: 11:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi ka nisur me debate këtë të hënë.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Po të duroni

Ndrecaj: Po bën konferencë për shtyp, atëherë të ikim ne.

Ndrecaj: Më vjen keq që u nis në këtë mënyrë kjo mbledhje për arsye se thjesht dhe vetëm referuar deklaratave ju e keni paragjykuar veprimtarinë  e këtij komisioni, keni fyer një parim kushtetues që është, është arsyeja pse jemi ngritur, jemi ngritur për tu mos u paragjykuar, nëse vijojmë me deklarata politike partiake, nëse bëjmë deklarata ndërkohë që kemi këtu për një proces të rregullt ligjor e kemi nisur me një këmbë jo të mbarë, të respektoni parimet kushtetuese. Në lidhje me konstituimin, ne nuk e kemi vendimin e zbardhur të seancës plenare dhe nuk e di sa është e mundur pa një vendim të zbardhur. Do të ishte korrekte të kishim një vendim të zbardhur. Duhet të ezaurojmë pikën e parë që ka lidhje me zbardhjen e vendimit.

Vokshi: Kam diskutuar me drejtoreshën juridike, vendimi është zbardhur, por është vetëm çështje numri në vendimin për ngritjen e komisionit, për sa kohë kjo nuk prek thelbin unë nuk gjykoj se duhet të presim një numër. Nuk mendoj se përbën arsye për të vonuar punën e komisionit.

Vokshi: Nëse keni ardhur për të bërë zhurmë? Pak respekt, do ta merrni fjalën.

Vokshi: Me qetësi se e sqaron vetë, kemi rrugë të gjatë para, mos e nisni që sot.

Ndrecaj: Ju jeni spiker në këtë komision, ky komision ka edhe një bashkëkryetar,

Vokshi: Ka një kryetar dhe në mungesë

Ndrecaj: Pse e dhunoni fjalën time, a mund ta mbaroj?

Vokshi: E kuptoj detyrën që ju kanë dhënë, futuni në thelb

Ndrecaj: Mos më ndërprisni. Unë e kam shumë të thjeshtë vendimmarrjen, unë nuk marr pjesë në këto lloj komisionesh, që dhunojnë hapësirën, ju vijoni me artgumnete partiakë, me konkluzione akoma pa nisur punën, na kanë ardhur në majë të hundës. Ne nuk e dimë ende çfarë po hetojmë.

Vokshi: Ju tërheq vëmendjen për mungesën e etikës, e kuptoj që ju kanë dhënë një detyrë jo të ketë që të bëni zhurmuesin dhe të pengoni komisionin. Në mungesë të kryetarit detyrat kryehen nga zv kryetari, ka një kryetar, nuk ka bashkëkryetarë, do të ishit edhe juve këtu. Kur unë të mos jemi do të jeni juve këtu që ta drejtoni.

Kujtojmë se komisioni u ngrit pas marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve parlamentare, atë të Shëndetësisë dhe TIMS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat