Shefi i qarkullimit: Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga parkimet e gabuara

Shqipëria

Shefi i qarkullimit: Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga parkimet e gabuara

Më: 28 mars 2024 Në ora: 23:53
Besmir Qibni

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni për “Ora e fundit” në ABC News.

Ai the se në kategorinë e shkeljeve në qarkullimin rrugor janë të ndryshme, por dominojnë më tepër parkimet e gabuara në akset kryesore ose jo.

Qibini shtoi se përveç drejtuesve të automjeteve, me gjoba janë ndëshkuar edhe qytetarë, të cilët nuk kalojnë në vija të bardha.

“Kemi kundravajtje administrative dhe shkeljet janë të  llojeve të ndryshme. Shkeljet kryesore janë parkimet në vendet e gabuar, shkeljet janë mosmbajtja e rripit të sigurimit, mosvendosja e kaskës mbrojtëse, mosrespektimi i vijave të bardha edhe nga këmbësoret. Ka pasur edhe vendosja gjobash për ata që nuk respektojnë vijat e bardha”, tha ai.

Gjatë intervistës, Qibini shtoi se në disa akse përdoren dhe dronët, të cilët kapin lëvizjet e gabuara të përdoruesve të rrugës.

I pyetur se si përllogaritet shuma monetare për një rast gjobe, shefi i qarkullimit rrugor u shpreh se: “Ajo është në varësi të shkeljeve periodike, që ka pasur edhe më përpara drejtuesi i mjetit. Sistemi automatikisht nuk lejon të gabosh, por edhe në raste kur ai bëhet shkak i bllokimit të qarkullimit. Nëpër rrugët kryesore, parkimi dëmton qarkullimin e rrjedhshëm. 40 % e trafikut në Tiranë shkaktohet nga parkimet e gabuara”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat