Marrëdhëniet Tiranë-Athinë/ Historiani: Beleri, projekt afatgjatë i Greqisë për të fituar Himarën

Shqipëria

Marrëdhëniet Tiranë-Athinë/ Historiani: Beleri, projekt afatgjatë i Greqisë për të fituar Himarën

Më: 29 mars 2024 Në ora: 00:12
Historiani Arben Llalla

Historiani Arben Llalla, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Teka u ndal te situata politike në Bashkinë e Himarës, ai tha se ishte një projekt afatgjat i Greqisë që Beleri të fitonte Himarën në atë formë.

“Është një projekt afatgjatë i Greqisë që Beleri të fitonte Himarën në atë formë. Beleri i ndihmuar nga Berisha dhe Meta. Përderisa çështja çame nuk gjen zgjidhje, do jemi me pushkë drejtuar njëri-tjetrin. Nuk është populli grek. Por institucione, për mua popujt janë viktima. Ne jemi njohës të mirë të çështjes.

Mos prisni gjë të mirë nga Greqi përderisa nuk heq ligjin e luftës, por fajin duhet ta kërkojmë te politikanët tanë.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat