Aksident në Lushnjë, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Shqipëria

Aksident në Lushnjë, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Më: 29 mars 2024 Në ora: 15:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës në daljen e rrugës për Bubullimë.

Mjeti tip Benz që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë nuk ka mundur të hyjë në rrugë por ka shkuar drejt dhe pasi ka kaluar dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradën, ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i mjetit K.H. është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk ka kryer fare manovër frenuese por ka thyer dy barrierat e hekurta në autostradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat