U kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, bien në prangat e policisë

Shqipëria

U kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, bien në prangat e policisë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë në në prangat e policisë Fier, pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga.

Bëhet me dije se se për veprime të mëtejshme, materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë arrestuar K. H., 41 vjeç, banues në Kolonjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, po ashtu në pranga është vënë edhe  M. K., 29 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat