''GJKKO ka akoma mangësi në numër gjyqtarësh'', Meminaj: Aty po gjykojnë gjyqtarë që nuk janë të asaj gjykate

Shqipëria

''GJKKO ka akoma mangësi në numër gjyqtarësh'', Meminaj: Aty po gjykojnë gjyqtarë që nuk janë të asaj gjykate

Më: 1 prill 2024 Në ora: 21:55
Bledar Meminaj

Avokati, Bledar Meminaj u shpreh se GJKKO ka mangësi në numër gjyqtarësh dhe se po merr akoma gjyqtarë nga gjykata e Tiranës dhe nga gjykatat e tjera.

Meminaj: SPAK ishte një risi që erdhi në të gjithë reformën në drejtësi sepse është një prokurori e krijuar posacërisht me ligj të caktuar dhe po ashtu ka të bashkëngjitur edhe gjykatën.

Tre vitet e para SPAK-ut, në mandatin e parë të drejtuesit i është dashur edhe organizimi, sepse një institucion i ri që sapo krijohet do të organizohet.

Të gjitha dosjet që janë regjistruar janë pa ardhur Dumani drejtues i SPAK-ut.

GJKKO ka akoma mangësi për mua në numër gjyqtarësh.

GJKKO po merr akoma gjyqtarë nga gjykata e Tiranës dhe nga gjykatat e tjera.

Aty (GJKKO) po gjykojnë gjyqtarë të cilët nuk janë të asaj gjykate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat