Turizmi në Shqipëri, Rama: 734 mijë vizitorë shijuan vendin gjatë marsit

Shqipëria

Turizmi në Shqipëri, Rama: 734 mijë vizitorë shijuan vendin gjatë marsit

Më: 6 prill 2024 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton se 734 mijë turistë kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit mars, ose ndryshe 91% më shumë se marsi i vitit të kaluar.

Më tej ai thotë se mbi 1.7 milionë turistë të huaj kanë vizituar vendin gjatë tre muajve të parë të vitit. Në lidhje me shtimin e numrit të vizitorëve, kreu i qverisë thekson “duhet t’i përgjigjemi me standarde gjithnjë e më të larta mikpritjeje, duke bashkuar forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë”.

“MBI 1,7 MILIONË TURISTË TË HUAJ na kanë vizituar gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, duke vendosur një rekord të ri për industrinë tonë të re të mikpritjes

734 MIJË VIZITORË e shijuan Shqipërinë gjatë muajit mars, ose 91% MË SHUMË se marsi i vitit të shkuar, duke shenjuar në shifra një progres të madh, të cilit duhet t’i përgjigjemi me standarde gjithnjë e më të larta mikpritjeje, duke bashkuar forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë”, shkruan Rama

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat