“Nga njëra anë është miratuar ligji, nga ana tjetër arrestohen njerëz”, Artan Hoxha tregon rastin e organizmit të lojërave të fatit

Shqipëria

“Nga njëra anë është miratuar ligji, nga ana tjetër arrestohen njerëz”, Artan Hoxha tregon rastin e organizmit të lojërave të fatit

Më: 9 prill 2024 Në ora: 08:03
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel është shprehur se po bëhen arrestime për organizim të lojërave të fatit, edhe pse ligji ka hyrë në fuqi.

Ai theksoi se para se të hynte në studio lexoi njoftimin e Policisë së Shtetit se kishte organizuar operacionin “Game Over”, duke vënë disa persona në pranga.

Vërtet ligji ka hyrë në fuqi, por jo më larg se sa sot para se të hyja në emision më erdhi njoftimi i Policisë së Shtetit , policia e qarkut Fier ka finalizuar operacionin e koduar Game Over dhe ka arrestuar disa njerëz, i ka furur në burg për organizim lojërash fati të paligjshme, jemi në një situatë, nga një anë arrestohen njerëz, nga ana tjetër kemi miratu ligjin, ligji nuk ka nisur aplikimin.

Me ligj të botuar në Fletoren Zyrtare, ne kemi lejuar lojërat e fatit, ndërkohë nga krahu tjetër policia ka bërë operacionin Game Over”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat