Mandati i Xhaçkës, Zhllima: Qeveria është në shkelje të Kushtetutës

Shqipëria

Mandati i Xhaçkës, Zhllima: Qeveria është në shkelje të Kushtetutës

Më: 11 prill 2024 Në ora: 22:55
Gylsen Zhllima

Avokati, Gylsen Zhllima i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, Qeveria është në shkelje të Kushtetutës.

Zhllima: Kuvendi nuk njeh nenin 4 paragafi 2 i Kushtetutës që thotë se Kushtetua është akti pra ligji më i lartë i Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu Kuvendi nuk njeh ose nuk do ta njohë, nenin 70 të Kushtetutës.

Kur deputetët gjejnë prova se ka një shkelje të deputetit, atëherë kushtetua i jep 14 deputetëve të drejtën të bëjnë një mocion dhe në mocion të votohet në seancë plenare.

Sot u shkel ajo që ne themi tek mocioni.

Pala e cila nuk pranon ta dërgojë në gjykatën kushtetuese që është PS, qeveria është në shkelje të Kushtetutës.

Këtë nuk e them unë, por e ka thënë gjykata Kushtetuese e vjetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat