“Kam pasur raste kur kriminelët janë shtirur me kartelë mjekësore”, ish-prokurori: Ja çfarë ndodhi

Shqipëria

“Kam pasur raste kur kriminelët janë shtirur me kartelë mjekësore”, ish-prokurori: Ja çfarë ndodhi

Më: 15 prill 2024 Në ora: 23:02
Shkëlqim Hajdari 

Ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari ka zbuluar në emisionin “360 Gradë” se ka pasur disa raste, kur kriminelë të zgjuar janë shtirur si me kartelë mendore.

Ai ka theksuar se fillimisht ia kanë mbushur mendjen mjekëve ligjor, por që më pas janë kuptuar, pasi janë mbajtur në vëzhgim.

Sipas Hajdarit, është shumë vështirë ta stimulosh këtë lloj sjellje përpara mjekëve.

“Unë kam pasur tre-katër raste ku kriminelë shumë të zgjuar dhe shumë të mençur, fillimisht ia kanë mbushur mendjen mjekëve ligjor, jo mua, ne i kemi çuar vendimet që kanë rezistuar dy javë, tre javë te loja e vetë që janë të papërgjegjshëm. Mirëpo, ka disa teknika bashkëkohore, shkencore të cilat sado ti të mundohesh të paraqitet si njëri me probleme, ato nuk i shpëton dot. Është shumë vështirë ta stimulosh përpara mjekëve ligjor, të cilët e marrin dhe e vëzhgojnë me muaj të tërë”, deklaroi ish-prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat