Trafikuan një ton kokainë, drejtësia spanjolle ndihmon SPAK me të dhëna për dy shqiptarët nën akuzë

Shqipëria

Trafikuan një ton kokainë, drejtësia spanjolle ndihmon SPAK me të dhëna për dy shqiptarët nën akuzë

Më: 16 prill 2024 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Drejtësia spanjolle i ka kthyer përgjigje Gjykatës së Posaçme në Tiranë në lidhje me disa kërkesa për ngarkim të procesit kundër shtetasit Arjan Ndocit dhe Julian Deblinit, të arrestuar për trafikun egati një ton kokainë nga Kolumbia drejt vendeve të BE.

Me dy persona të dyshuar se pastruan para, por që gjykohen në mungesë dhe të përfaqësuar nga avokatët, Gjyqtari Erion Bani kërkoi nga spanjollët dokumente që provojnë hetimin dhe dënimin e dy shqiptarëve.

Këto dokumente u bë me dije në seancë se kanë mbërritur dhe në këto kushte gjykata i la dy javë kohë ekspertëve t’i përkthejnë. Ndoci dhe Deblini ishin një dosje e vjetër e krimeve të rënda që u hap mbas kapjes së një toni kokainë të trafikuar në Europë. Në Shqipëri hetimet zbuluan apartamente, kuota në fushën e ndërtimit dhe automjete me një vlerë prej pothuajse 5 milionë euro

Akuzat që bazohen mbi një hetim pasuror janë ngritur në një hetim të SPAK e cila i deklaron gjykatës se këto asete burojnë nga aktiviteti i paligjshëm. Në Shqipëri çështja e pasurive ndaj Ndocit që ka disa identitete dhe Julian Deblinit u referua nga OFL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat