Zbardhet djegia e tre automjeteve në Shkodër para dy viteve, arrestohet autori me tre mbiemra

Shqipëria

Zbardhet djegia e tre automjeteve në Shkodër para dy viteve, arrestohet autori me tre mbiemra

Më: 20 prill 2024 Në ora: 10:44
Djegia e makinave në dhjetor 2022

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, dy vite pasi i vuri flakën 3 automjeteve.

Në prangat e policisë ra Frank Ndoja (Bibaj, Kasneci).

Ngjarja ndodhi në datën 23 dhjetor të vitit 2022, rreth orës 03:20 në lagjen ‘Ndoc Mazi’ të qytetit të Shkodrës, ku ai u vuri flakën 3 automjeteve, një Benzi në pronësi të A.D., një Volkswageni në pronësi të K.L. dhe një Benzi tjetër në pronësi të K.D.

“Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit K. L..”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat