Berisha: Libri i shkarravinave, i një të sëmuri psikik! Ti Majko qesh se iku Blushi, do të të vijë radha për PS-në

Shqipëria

Berisha: Libri i shkarravinave, i një të sëmuri psikik! Ti Majko qesh se iku Blushi, do të të vijë radha për PS-në

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 12:40
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në sallën e Parlamentit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është një i sëmurë psikik dhe se për këtë janë deklaruar miq nga BE: "Takova një mik të shquar jashtë. "Lëre Sali, - tha, - më dha librin e pikturave. Që nga ato shkarravina dukej i sëmurë psiqik". Kushto që i sheh ato shkarravina, e kupton se ka të bëjë me një të sëmurë psiqik. Për fat të mirë isha me të tjerë në atë takim."

Berisha iu drejtua nga foltorja edhe Pandeli Majkos në sallë, me batuta: “Ti po qesh se iku Blushi, po tani do të të vijë radha edhe ty për PS-në”.

Më pas, ish-Kryeministri e ka zhvlerësuar plotësisht, Arben Ahmetajn, Ministrin e Financave, për paditurinë e tij në ekonomi, duke e cilësuar një injorant, një UFO, të pafajshëm por injorant njesoj si Rama në çështjen e ekonomisë. Po ashtu, i ka përmendur se "e ka thënë edhe Fatos Nano: Ky është një trup me fjalë anglisht!" Ai e ka detyrë këtu të sqarojë shqiptarët një për një për çështjet problematike. Apo qenka në përputhje me rregulloren që të vijë e të recitojë këtu se çfarë i shkruan Edi Rama?...

...Se ai (Rama) do të vijë të urinojë në derën e selisë suaj dhe ju do ta paguani faturën e tij." 

Berisha në veçanti ka kundërshtuar largimin e FMN-së nga Shqipëria duke deklaruar se qeveria e ka mashtruar FMN-në për borxhin që e ka rritur këto tre vjet,  nga 62 në 72% dhe se Fondi nuk mund dhe as duhet të largohet nga Shqipëria pa zbritur borxhi në 60%. Ai ka argumentuar pse rritja e pagave që trumbetohet nga Rama në fakt nuk është as indeksim pagash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat