Berisha – Ramës: Bëre marrëveshje me Beogradin pa Kosovën, e mban veten padron të Prishtinës

Shqipëria

Berisha – Ramës: Bëre marrëveshje me Beogradin pa Kosovën, e mban veten padron të Prishtinës

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 13:23
Edi Rama dhe Sali Berisha

Duke folur për sqarimin që Edi Rama bëri në lidhje me deklaratat e tij për Donald Trump-in, ish- kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si absurd, një sqarim të bërë në rrethana dëshpërimi.

“Kandidati në kohën e luftës ka qenë shumë radikal, ka kërkuar futjen e trupave tokësore në Kosovë. Ka qenë radikal i asaj se nuk duhet të sulmojmë nga 10 mijë metra lartësi, por të fusim trupat tokësore. Por përse pretendon ky (Rama) kështu sot, sepse kokën e ka në tepsi, jo nga Trump por nga shqiptarët.

Çfarë ndodhi me Kosovën. Mediat serbe e shkruan se Donald Trump ka thënë se është bërë gabim i madh me Kosovën dhe se duhet ti kërkojmë të falur Serbisë, foli këshilltari i këtij dhe e mohoi. Ai nuk ka shqiptuar asnjë fjalë për Kosovën. Nuk ka folur kush më shumë se unë për Kosovën”, tha Berisha.

Në lidhje me afrimin e Ramës me Beogradin, Berisha tha se kjo po i bën dëm Kosovës.

“Për Kosovën unë ua kisha bërë të qartë serbëve, do bisedoni me udhëheqësit e Kosovës. Nëse ti nënshkruan marrëveshje me Serbinë që përfshin edhe Kosovën pa palën kosovare, atëherë kjo do të thotë se Tirana dhe Beogradi e mbajnë veten si padronë të Prishtinës.

Ne do nisim rezolutën kundër kësaj marrëveshjeje. Ju e bëtë këtë për interes të një pale të tretë, sepse s’keni interes kombëtar. Ju i futët thikën Kosovës”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat