Newsweek: Presidenti i SHBA Donald Trump :”Qytetar Nderi i Kamzës”

Shqipëria

Newsweek: Presidenti i SHBA Donald Trump :”Qytetar Nderi i Kamzës”

Nga: Beqir Sina - New York Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 15:56
Newsweek

Newsweek, shkruan në një shkrim të gazetarit Jack Moore, se një qytet në Shqipërinë, e varfër, qytet që zbukuron, parqet, rrugët, dhe sheshet e tij me shenja të emrave të njohur si George W. Bush apo Silvio Berluskoni, ka zgjedhur për të nderuar njeri i cili tani është shumë i rëndësishëm në politik, politikani më i ri, i bashkësisë ndërkombëtare, ai është Presidenti i SHBA Donald Trump.


WASHINGTON D.C.: Revista e përjavëshme, Newsweek, e cila është një kryerevistë amerikane, e lajmeve në priting dhe me faqe interneti - online, një nga mjetet e shtypit më prestigjoz, që thuhet se ka sjellë gazetari dhe informacione me cilësi të lartë, për lexuesit e gjithë botë për më shumë se 80 vjet, në disa raste të veçanta, sidomos ato në kohën e sundimit komunist, apo 25 vjet më parë me rënjen e komunizimit në Shqipëri, në faqet e kësaj reviste prestigjoze ka zënë vend edhe Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare. 

Por, Newsweek, ka pas një vend të veçantë dhe të rëndësishëm në aspektin e imformimit në SHBA, dhe nëpërmjet saj edhe në botë, edhe historinë e Shqipërisë, me Kosovën, luftën për liri dhe pavarësi, shqiptarët në trojet e tyre në Ballkan. 

E përjavëshmja, amerikane Newsweek, e cila ofron të rejat më të fundit; me lajme, analiza të thella dhe ide në lidhje me çështjet ndërkombëtare, teknologjisë, biznesit, kulturës dhe politikës, në numërin e fundit, të javës së shkuar, shkruan për Shqipërinë, dhe përkatësisht, me qytetin e Kamzës, ngjitur me kryeqytetin Tiranën. 

Newsweek, shkruan në një shkrim të gazetarit Jack Moore, se një qytet në Shqipërinë, e varfër, sipas saj, që zbukuron, parqet, rrugët, dhe sheshet e tij me tabalet të emrave të njohur si George W. Bush apo Silvio Berluskoni, ka zgjedhur kësaj rradhe, për të nderuar një njeri shumë i rëndësishëm në politik, politikani më i ri të bashkësisë ndërkombëtare, ai është Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Autoritetet (Këshilli i Bashkisë) në Kamëz, një qytet në periferi të kryeqytetit shqiptar Tiranë, njëzëri u pajtuan, një muaj pas zgjedhjes së presidentit të ri, për të deklaruar së Presidenti i sapo zgjedhur  në SHBA, Donald Trump, ta shpallin :” Qytetar nderi i Qytetit të Kamzës”, në një votim muajin e kaluar.

Bashkia e qytetit Kamëz, ka thënë se e bën këtë për manjatin e pasurive të patundeshme, i cili siguroi presidencën në një fitore 8 nëntor, mbi Hillary Clinton, ishte meritë dhe nderi, "si një model revolucionarë të rendit të ri demokratik, në të gjithë botën, një ekspert i njohur ekonomik, një negociator i politikës së jashtme, një njeri popullor(populist), komunikator e mendjemprehtë dhe një udhëheqës i kohëve moderne. "

Mirëpo, shkruan Newsweek, nuk ishte vetëm qyteti i Kamzës në Shqipëri, mbasi edhe shqiptarë të tjerë, e festuan fitoren e Donald Trump në SHBA. 
Fitoren Trump në Shqipëri, e festuan shumë të djathtët, dhe demokratët. Njëri prej tyre që edhe demostrojë nëpër rrugët e kryeqyteti shqiptar, ishte parë edhe para votimeve të 8 Nëntorit. 

Ai ishte një shofer taksie, Uljan Kolgjegja, quhet, i cili mbante në xhamin e taksisë një  portret të madh, ku, thoshte, se ai po festonte me këtë mënyrë fitoren e kandidatit republikan Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, më 9 Nëntor, në kryeqytetin Tiranë, i cili është shumë i afërt me qytetin e Kamëzës, i cili votoi për të bërë :”Donald Trump “Qytetar nderi i Kamzës”.

Jack Moore, i Newsweek, shkruan se :’”Ndërsa, fitorja Trump ka shkaktuar protesta dhe pakënaqësi në të gjithë SH.B.A. për shkak të retorikës së tij, është një qytet Kamza(në Shqipëri) e cila feston zgjedhjen e Trump, si Presidenti i SHBA, si një udhëheqës politik, i cili thonë ata “Ju ofron shpresën më të mirë, të gjithë amerikanëve, të cilët me të drejtë e ndjen veten të tradhtuar nga klasa e tyre politike."

Qyteti i Kamzës, shkruan Newsweek, është i drejtuar nga kryebashkjaku, Xhelal Mziu, i cili është nga Partia Demokratike, një parti e qendrës së djathtë opozitare në Shqipëri. Qytet, ky, ku thujase të gjitha tabelat rrugore të Kamzës, kan emrat e kryeqendrave të botës, qyteteve perendimore, të tilla si New York, Paris, Londër dhe Berlin, si dhe emrat e personaliteteve të famshme, politike e historike të civilizimit botëror.

“Zgjedhja e Donald Trump, dhe “beteja” e tij, gjatë garës presidenciale, shkruan Jack Moore, për Newsweek, duket se e kishte ndarë, edhe elitën drejtuese, të politikanëve të Shqipërisë dhe popullin shqiptar, në majtas e djathtas”.

ai permend edhe lajmin se Associated Press, gjigandi mediatik amerikan, jo shumë larg zgjedhjeve presidenciale në SHBA, publikojë lajmin që u bë lajm dite, dhe u emtua në të gjithë Amerikëne botën, se :”  Ndërsa, në shumë vende të botës, janë për Hillari Clinton, është një taksist shqiptar, i cili kishte mbuluar taksinë e tij, në gjitha anët e jashtme të automjetit, me fotot e Trump, duke thënë se imazhet e Donald Trump,  kishin tërhequr më shumë klient për të, në Tiranë. Kjo ndoshta, ka thënë ai edhe edhe për të treguar se kurrë, nuk pajtohen të gjithë shqiptarët, me ato çfarë ka thënë kryeministri i vendit, Edi Rama, “se Shqipëria, me shumicë myslimane, dhe bota myslimane, e shohin Donald Trump, si një "turp i qytetërimit tonë . "

Edi Rama, sipas një interviste në CNN, me Richard Quest, ka thënë se kandidati republikan, në se zgjidhet President i SHBA, sipas tij “Do tê ishte e rrezikshme , një zgjedhje e turpshme e Amerikës, në sytë e botës dhe në sytë e të gjithë ata që e shohin Amerikën si vendin më të ndritshëm në botë”.

Aqsa vetëm një muaj para zgjedhjeve, në SHBA, shkruan Newsweek,  Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se "Zoti na ruajt", që Trump në se zgjidhet si president të SHBA-së”.

Mirëpo, kur Trump, i fitoi zgjedhjet, me 8 nëtor, Edi Rama, e pati ndryshuar tonin e tij kundrejt Donald Trump - vetëm athere pasi Trump e kishte siguruar fitoren, shkruan Newsweek.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, doli në një konferencë shtypi, në kryeministri, duke uruar Presidentin Trump, për fitoren dhe suksesin e tij, duke pranuar votën e sovranit, si e quajti ai.

 Ai tha se :” Amerikanëve, dhe partnerit tonë Shtetet e Bashkuara i dëshirojmë, atij vendi të madh, suksese, dhe jam i bindur se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë të forcohen, në interesin dhe të mirëne përbashkët të dy vendeve tona, vlerat tona, të cilat e bëjnë Shqipërinë, një aleate e çmuar të popullit dhe qeverisë së SHBA-ve “

Ndërkohë në SHBA, ka qenë edhe Revista “Time”, e cila e ka shpallur presidentin e zgjedhur Donald Trump, si “personin e vitit” për 2016-n, kur lista e kandidatëve për këtë çmim ishte bërë publike vetëm një muaj mbas zgjedhjes së tij President i 45të i SHBA.

Në këtë listë ishin përfshirë edhe 11 kandidatë të tjerë, përfshi këtu ish-kandidaten demokrate Hillary Clinton; gjimnastin rekordmend gjatë Olimpiadës së Rios, Simone Biles; yllin e muzikës Beyonce; themeluesin e “Facebook”, Mark Zuckerberg; si dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Përzgjedhja e përvitshme vendoset nga kryeredaktorët e revistës “Time” dhe zakonisht rezulton një person, një grup, një ide apo një objekt, që ka pasur ndikimin më të madh në lajmet e vitit. Tradita ka nisur në vitin 1927 me përzgjedhjen e aviatorit të famshëm Charles Lindbergh.

“Është e vështirë të mohosh ndikimin e jashtëzakonshëm të Trumpit në lajmet e vitit 2016, për mirë apo për keq”, thuhet në argumentimin e kësaj përzgjedhjeje.
Nancy Gibbs, kryeredaktorja e revistës “Time” shpjegon arsyet e përzgjedhjes së Trump. “Vendi kaloi një fushatë elektorale të ndarë, më shumë se në çdo zgjedhje të tjera që kemi kaluar. Shumë njerëz thonë që zgjedhja e personit të vitit është një nder, dhe ndër vite kemi parë njerëz që kanë ndikuar. E di që shumë njerëz nuk do të jenë dakord, por është një surprizë ajo që ndodhi në 2016-n”, thotë Gibbs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat