PD mendon shtyrjen e datës së zgjedhjeve, socialistët: Qëndimi i tyre është qesharak

Shqipëria

PD mendon shtyrjen e datës së zgjedhjeve, socialistët: Qëndimi i tyre është qesharak

Më: 7 janar 2017 Në ora: 08:57
Kuvendi i Shqipërisë

Partia Socialiste i ka konsideruar qesharake dhe reflektim i frikërave të brendshme kërcënimet e përsëritura të Partisë Demokratike, e cila ka paralajmëruar se ’97 do të duket lule nëse ajo do të humbasë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Deputeti socialist, Arben Çuko, mendon se kërcënimet e Partisë Demokratike për destabilizimin e vendit nuk duhen marrë seriozisht, ndërsa ka shtuar se opozitës dhe Sali Berishës tashmë u kanë rënë dhëmbët.

 Sipas tij, kërcënimet reflektojnë frikën e opozitës shqiptare nga humbja në zgjedhjet e 18 Qershorit 2017. 

Ndërsa deputeti socialit Pjerin Ndreu është shprehur për "Report TV" se nëse ka një forcë politike që ka kulturën e vjedhjes së votave, ajo është Partia Demokratike. 

Ndreu u shpreh i bindur se e majta do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit. Sipas deputetëve socialistë kërcënimet paralajmërojnë humbjen e PD në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat