Sali Berisha: Ja pse e mbështes votimin digjital

Shqipëria

Sali Berisha: Ja pse e mbështes votimin digjital

Më: 28 janar 2017 Në ora: 20:08
Ish- kryeministri Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se votimin digjital e përdorin me sukses të plotë jo vetëm vende të zhvilluara si SHBA, Britania e Madhe etj, por edhe vende të tjera.

Sipas tij Nigeria e përdor që nga viti 2007, Gana, që nga viti 2010 dhe Somalia, që nga viti 2015.

“Une mbeshtes plotesisht peticionin e te gjitha partive opozitare te vendit per aplikimin e votimit dixhital per votimin dhe nxjerrjen ne kohe reale te rezultatit.

Sistemi dixhital shmang nje seri pretendimesh dhe perpjekjesh per manipulimin e zgjedhjeve dhe ju ben te mundur qe te votojne on line mbi 1.2 milione emigranteve shqiptar qe deri tani vetem formalisht i kane emrat ne listat e votimit sepse nuk votojne dot. Me poshte keni mesazhin e tij!”, shkruan Berisha.

"Doktor, uroj te jeni mire! Persa i perket votimit biometrik, desha te ju thosha qe 21 milion votues nigerian, e kane perdorur sistemin biometrik te votimit qe ne vitin 2007, Somalia ne 2015 dhe Gana pas vitit 2010 e cila njihet edhe si shteti simbol persa i perket saktesise ne votime. Ta mendosh qe ne ne Europe ne 2017, diskutojme akoma kete gje. 

Nje detaj interesant eshte fakti qe ne momentin e regjistrimit te shenjave te gishtave, sistemi identifikon ne cast votuesin dhe i behet nje fotografi e cila bashke me te dhenat, printohet ne leter. Sistemi automatikisht dedekton duplikatat dhe KQZ mund te lidhet me Cloud me cdo user lokal dhe te publikoj rezultatin ne kohe reale. E gjitha kjo shmang vjedhjen, blerjen dhe kohet e gjata te pritjes se rezultateve apo dhe shmangjen e paleve te cilet dalin para kohe per te dhene rezultateve ne TV. E gjitha eshte nje kulture tjeter nga e jona, por qe neve e meritojme."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat