Surprizon ish-kryeministri, ja çfarë ka publikuar

Shqipëria

Surprizon ish-kryeministri, ja çfarë ka publikuar

Më: 26 mars 2017 Në ora: 13:07
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook pamjet kur kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fshin dorën në rrobat e një qytetari. Pamjet që u përhapën dje me shpejtësi në internet dhe në mediat online janë publikuar edhe në Facebook-un e ish-Kryeministrit, i cili ka mbi 1 milionë ndjekës.

“Mos u ulni afër Lal Plehut” shkruan Berisha në Facebook.

Veliaj ishte në një takim të Ramës me pensionistët mëngjesin e djeshëm. Kamerat e kryeministrisë e filmuan duke teshtirë dhe në vend që të pastronte duart me shami, ai e çon dorën në shpinën e një personi që kishte afër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat