Oferta e Metës, vjen reagimi i parë nga PD-ja

Shqipëria

Oferta e Metës, vjen reagimi i parë nga PD-ja

Më: 3 prill 2017 Në ora: 23:32
Grida Duma

Sekretarja e për marrëdhënien me publikun në PD Grida Duma ka qenë e para që ka reaguar nga PD­-ja për deklaratat bombë të kreut të LSI­-së, Ilir Meta, i cili tha sot se është për qeveri “besimi” dhe se nuk hyn në zgjedhje pa opozitën.

Duke folur te “Tonight” i Ilva Tares, Duma tha që Meta ka konfirmuar kauzën e opozitës se qeveria aktuale nuk mund të garantojë zgjedhje

“Si fillim ka vërtetuar ngritja e termave tona. Termat që u përdorën, qeveri e besimit..çfarë do të thotë se kjo qeveri nuk jep alternativë për zgjedhje të lira. Atë që kemi thënë. Kryetari i grupit të LSI vë në dispozicion mandatet ekzekutive. Lexuar politik është kjo gjë. As që diskutojmë zgjidhjen që është në Parlament. Problemi është qeveria. Deri tani ky kryeministër nuk jep garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çështjet tona u vërtetuan nga aleati i mazhorancës. Kauzat qëndrokan”, tha Duma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat