Komuniteti mallakastriot në Tiranë shprehu përkrahjen për kandidaten per deputete te LSI-së, Kejdi Mehmetaj.
Sot paradite, Nënkryetarja e LSI-së, deputetja Kejdi Mehmetaj, e cila së bashku me ministren e Integrimit, Klajda Gjoshën, udhëheqin listën e LSI-së për qarkun Tiranë, zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit mallakastriot në Tiranë.
“Jam krenare për rrënjët e mia mallakastriote, u shpreh Mehmetaj, dhe ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen që i jepni LSI-së si një forcë e të ardhmes”.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shprehu krenarinë që në krye të listës së LSI-së për Tiranën është një përfaqësuese kaq dinjitoze e rinisë si Kejdi Mehmetaj, e cila gjatë mandatit të saj si deputete tregoi vlerat më të mira që kanë të rinjtë tanë dhe ishte një avokate e shkëlqyer e çështjeve, që shqetësojnë më shumë rininë tonë si, arsimi dhe punësimi.
Meta u shpreh se “Ajo inicioi hartimin dhe miratimin e Ligjit për vullnetarizmin, duke dëshmuar një kulturë të re për të cilën kanë nevojë të rinjtë tanë, atë të solidaritetit”.
Më tej, Meta falënderoi mallakastriotët për përkrahjen që i kanë dhënë LSI-së që nga krijimi i saj, ku vlerësoi kontributin e shquar të Prof. Fatos Klosit si një nga themeluesit kryesorë të LSI-së.
Në këtë takim foli edhe Prof. Fatos Klosi, i cili duke mbështetur kandidaturën e Kejdi Mehmetaj dhe shprehu vleresimin per mbeshtetjen qe LSI-ja u jep të rinjve e te rejave.