Sulmet në Londër, PD: Solidaritet me popullim mik të Mbretërisë së Bashkuar

Shqipëria

Sulmet në Londër, PD: Solidaritet me popullim mik të Mbretërisë së Bashkuar

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 17:39
PD - Selia

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me sulmet terroriste në Londër, duke shprehur solidaritet me popullin mik të Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një deklarate për mediat selia blu ka dënuar sulmet duke i cilësuar ato si të pabesa.

Deklarata e plotë e PD:

Partia Demokratike dënon me indinjatë aktet e terrorit që goditën Londrën.

Mendimet dhe lutjet tona sot janë pranë viktimave, tek të afërmit e tyre dhe të lënduarve nga ky sulm i pabesë.

Partia Demokratike sot i shpreh solidaritet popullit mik dhe autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me premtimin se do të jemi përherë në krah të çdo beteje për liri?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat