1 në 3 fëmijë në Shqipëri rrezikon të mos arsimohet!

Shqipëria

1 në 3 fëmijë në Shqipëri rrezikon të mos arsimohet!

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 10:01
Shkollë në Shqipëri

Në Shqipëri ka mbi 300.000 fëmijë që ndjekin arsimin parauniversitar në vend, por mbi 100 mijë prej tyre për shkak të varfërisë ekstreme rrezikojnë të ngelen jashtë dyerve të shkollës dhe pa asnjë shpresë për të ardhmen e tyre. Problemi: 40% e popullsisë jeton në kushte varfërie ; 28% e fëmijëve janë përfitues të ndihmë ekonomike; 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm janë të detyruar të punojnë në punë familjare për të siguruar mbijetesën e tyre; 20.14% e fëmijëve në moshë shkollore jetojnë në varfëri duke u përballur me vështirësi në sigurimin e nevojave bazë të jetesës ; 44% e fëmijëve arrijnë të konsumojnë vaktin ushqimor të mëngjesit në 5 ditë të javës; 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara të grup moshës 7-18 vjeç nuk shkojnë në shkollë.

Shqipëria investon 3.3% e PBB për arsimin, shifër kjo nën standardin ndërkombëtar dhe atij rajonal. Kjo masë  e ulët e investimeve cenon përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) për ofrimin e arsimit publik, cilësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë. Në vende me të ardhura të ulëta si Shqipëria, investimi me 1 dollar me shumë do të gjeneronte të ardhur prej me tepër se 5 dollarë  në të ardhurat vjetore të një vendi për person.

Nëse çdo fëmijë deri në 2030 do të përfundonte arsimin e mesëm të lartë,kontributi i tij/saj do të  gjeneronte të ardhura për frymë me një  rritje në masën 75%. Sot Koalicioni për Arsimin në Shqipëri, i vetmi rrjet kombëtar që avokon për garantimin e të drejtës për arsim, i bën thirrje partive politike, kandidatëve për deputete, Qeverisë dhe Kuvendit të  ardhshëm: Rrisni me 6% të PBB buxhetin e arsimit në Shqipëri!

6% për arsimin garanton:Arsim publik cilësor, gjithëpërfshirës dhe pa pagesë për çdo fëmijë kudo në  Shqipëri; Çdo fëmije të varfër i garantohet e drejta për t’u arsimuar njësoj si bashkëmoshatarët, duke ulur nivelin e analfabetizmit dhe braktisjes së shkollës; Rrit investimet në infrastrukturën shkollore, duke mos pasur më klasa të mbipopulluara, zhvillim mësimi me turne, si dhe rrit investimin në laboratorë, klasa, palestra dhe biblioteka cilësore; Rritjen e cilësisë në  mësimdhënie, këshillim efektiv të karrierës për adoleshentët si dhe mbështetje psiko-sociale për fëmijët anë e mbanë vendit.

Sipas UNICEF, varfëria rrit pabarazinë dhe përjashtimin social. Varfëria prek edhe personat në moshë madhore edhe fëmijët; sidoqoftë varfëria te fëmijët ka një karakter tjetër dhe shoqërohet me pasoja të ndryshme. Autorë të ndryshëm japin përcaktime të ndryshme për varfërinë.

Në kontekstin e këtij vëzhgimi, do të përdoret përkufizimi i vitit 1984 i Këshillit të Evropës: “Të varfër do të quhen ata persona, familje, apo grupe personash burimet materiale, kulturore, dhe sociale të të cilëve janë aq të kufizuara sa nuk i lejojnë ata të bëjnë një jetë në minimumin e pranueshëm në Shtetin Anëtar ku ata jetojnë”. Koalicioni për Arsimin e në Shqipëri, po ndan me ju Peticionin drejtuar Partive politike, qeverisë që të kthejë arsimin ne prioritet te politikave dhe të rrisë me 6% te PBB buxhetin për arsimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat