Beteja për mandatin e Idrizit, PDIU kërkon rinumërim të gjithë kutive në Tiranë

Shqipëria

Beteja për mandatin e Idrizit, PDIU kërkon rinumërim të gjithë kutive në Tiranë

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 19:34
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi

(E plotësuar) -  Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kërkon hapjen e kutive dhe rinumërimin e të gjitha votave të Qarkut të Tiranës.

Kërkesën e saj, partia e Shpëtim Idrizit e bëri pas rinumërimit të disa kutive në KQZ, që sipas PDIU-së provojnë që ka parregullsi në numërim. 

“Duke parë që u provua ajo që ne kërkonim, që ka parregullsi në këto qendra, kërkojmë që të rinumerohen të gjitha kutitë e Tiranës”, thuhet në deklaratën e PDIU-së. 

KQZ reagoi duke deklaruar se kjo kërkesë do të diskutohet pas përfundimit të rinumërimit të 64 kutive.

***

Në një kohë kur kanë mbetur edhe më pak se 8 kuti të kontestuara nga 64 në total, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka depozituar një kërkesë në KQZ, ku kërkon të rinumërohen të gjitha kutitë e qarkut të Tiranës.

Sipas përfaqësuesit të PDIU, Manohaso, numërimi i kutive ka vërtetuar pretendimet për deformim të votës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat