Debati ne grupin PS - Paulin Sterkaj: Na gjeni vend për parkim. Na mbytën me gjoba

Shqipëria

Debati ne grupin PS - Paulin Sterkaj: Na gjeni vend për parkim. Na mbytën me gjoba

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 11:48
Paulin Stërkaj

Deputeti socialist, Paulin Stërkaj ka shprehur një shqetësim të madh: Gjobat.

Deputeti kërkon një vend parkim për makinën me qëllim që të mos bëhen shkelës të ligjit duke përfunduar më pas dhe në gjobitje.

Për replikë Rama tha se ishte i pari që do të ndërmerrte inisiativën për të shkuar në parlament në këmbë, ndërsa Balla tha se e kishte zgjidhur dhe parkimi do të bëhej në një parkim privat.

Paulin Sterkaj: “Duhen edhe ca gjera që realisht na mungojnë, kushtet për të shkuar normalisht në parlament. Shkojmë në parlament në seancë parlamentare, dalim jashtë dhe gjejmë gjobën. Po kështu ka ndodhur edhe para 4 vjetëve. A ka mundësi të na krijohet një kusht që ne mos të penalizohemi dhe  të krijohet kusht që edhe një deputet ta ketë parkimin me pagesë që realisht edhe i ruhet makina edhe nuk penalizohet nga policia? Këtë kërkesë e kam thënë në kryesi të grupit, në komisione edhe në parlament ku shohim që ministrat dhe kryetarët e grupeve i sigurojnë makinat brënda. Pjesa tjetër le të marri gjobë. Ka filluar me Sajmirin ka vazhduar me Xhafën dhe nuk po e di  se kur do stabilizohemi si deputet që të mos të bëhemi thyes të ligjit. Kaq kisha. Faleminderit!”

Edi Rama: “Në fakt është ndërhyrje me vend. Paulin hajde shkojmë bashkë në këmbë në seancë të dy, unë nga kryeministria, bëjmë dhe rrugën bashkë, bëjmë dhe muhabet, edhe si sportista na bënë mirë ecja në këmbë. Po për sa kohë s’ka mundësi parkimi për të gjithë, për aq kohë gjobat janë njësoj për të gjithë  si për dëputetët si qytetarët. Ndërkohë që unë e kam shumë seriozisht këtë, në mund ta bëjmë në këmbë të gjithë atë rrugë se nuk është ndonjë distancë shumë e madhe dhe ju siguroj që marr flamurin i pari për ta çarë rrugën e parlamentit me këmbë në dorë” .

Taulant Balla: “Në fakt është diçka që e kam diskutuar në çështjet organizative . E kam zgjidhur për të gjithë edhe për ju dhe për deputetët e Partisë Demokratike, të LSI-së e të grupeve të tjera parlamentare. Me mbështetjen e kryetarit të bashkisë të Tiranës, çdo deputet që ka nevojë, se mund të ketë dhe nga ata që nuk kanë nevojë, do të parkojë në një parkim privat ngjitur me parlamentin dhe sigurisht kjo çështje ka marrë një zgjidhje. Sikurëse më pas me punën që po bën Bashkia e Tiranës është planifikuar se që prej vitit tjetër, tek Xhamia e Namazgjasë janë 250 vënde parkimi të cilat janë të parashikuara dhe për deputetët. Për deputetët e Partisë Demokratike ju e dini që ata e  kanë parkingun falas se kanë marrë Shqupin qyl, por edhe për ta kemi gjetur të njëjtën zgjidhje siç po e gjejmë për ju dhe ndërkohë jemi duke bërë përpjekje që dhe këtu ku zhvilllojmë mbledhjet e  grupit me të  njejtën frymë dhe formulë në bashkëpunim  me Bashkinë e Tiranës dhe me subjektet private që operojnë  në sistemet e parkimeve të gjejmë një zgjidhje“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat