Deputeti i PS-së “shpërthen” kundër qeverisë “Rama 2”: Në 100 ditë keni ruajtur vetëm tepsinë

Shqipëria

Deputeti i PS-së “shpërthen” kundër qeverisë “Rama 2”: Në 100 ditë keni ruajtur vetëm tepsinë

Më: 6 janar 2018 Në ora: 19:47
Qeveria Rama

Gjatë ditës së sotme Partia Socialiste mbajti Asamblenë Kombëtare, aty ku u diskutua në lidhje me 100 ditët e para të qeverisë “Rama 2”.

Por në lidhje me këtë mbledhje ka ardhur një reagim i fortë nga ana e deputetit të PS-së në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ndreu shkruan se arritja më e madhe e 100 ditëve të qeverisjes është ruajtja e tepsisë!

“Ca qeveritar-ucë kanë harru se kush i ka sjellë e mban në pushtet!”, shkruan Ndreu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat