Shqiptarët rendit drejt luksit, rritet ndjeshëm importi

Shqipëria

Shqiptarët rendit drejt luksit, rritet ndjeshëm importi

Më: 10 janar 2018 Në ora: 11:16
Ilustrim

Të mirat e luksit janë produkte që edhe pse nuk janë esenciale, janë shumë të dëshiruara dhe shpesh të lidhura me njerëzit e pasur dhe me pushtet. Disa nga arsyet kryesore që çojnë në blerjet e mallrave të luksit është rritja e vetëvlerësimit edhe vetëbesimit, apo edhe për cilësinë e produktit dhe mënyrën e prodhimit të tij.

Individët që blejnë të mira luksi kategorizohen sipas studimeve më të fundit në: blerës irracionalë; njerëzit me vetëbesim të  ulët; të fiksuar pas origjinalitetit; dhe në individë, të cilët edhe pse nuk janë mirë financiarisht  bëjnë blerje luksi për t’u mburrur apo për t’u pranuar në shoqëri.

Ndër produktet që konsiderohen mallra luksi janë edhe orët. Sipas të dhënave nga Dogana, importet e orëve në Shqipëri u rritën me 71 për qind në 2016-n në krahasim me pesë vite më parë. Zyrtarisht importet shënuan një vlerë prej 3.3 milionë dollarë, nga 1.9 që kishin qenë në 2012-n.

Orët, veçanërisht ato të prodhuara nga kompani me emër, janë një mënyrë e mirë “për t’u dukur” dhe me sa duket “milionerët e rinj” në qarkullim kanë rritur importet në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat