"Qeveria kërcënon qytetarët me prerje dritash për taksën e re të pronës"

Shqipëria

"Qeveria kërcënon qytetarët me prerje dritash për taksën e re të pronës"

Më: 12 janar 2018 Në ora: 12:11
Koço Kokëdhima

ZGJIDHJA ftoi qytetarët që të denoncojnë rastet e ndërprerjes së energjisë, pas kërcënimeve të qeverisë se do të shkëputë energjinë elektrike, nëse nuk regjistrojnë adresën e banimit.

Në një reagim në Facebook, ZGJIDHJA thotë se kjo është një shkelje ligji kokë e këmbë, pasi nuk ka asnjë referencë ligjore që parashikon një sanksion të tillë për ndërprerjen e energjisë elektrike, por OSHEE është vënë nën presion nga qeveria që të mbledhë informacionin privat nga qytetarët për taksën e re të pronës që do të vilet nga qeveria 

Deklarata

Qeveria kërcënon qytetarët me prerje dritash për taksën e re të pronës

Bëmat e qeverisë së Rilindjes nuk kanë të sosur. Më e fundit është kërcënimi i hapur ndaj qytetarëve që deri në 30 janar të regjistrojnë adresën e banimit, përndryshe do t’u priten dritat. Kjo është një shkelje ligji kokë e këmbë, pasi nuk ka asnjë referencë ligjore që parashikon një sanksion të tillë për ndërprerjen e energjisë elektrike.OSHEE është vënë nën presion nga qeveria që të mbledhë informacionin privat nga qytetarët për një tjetër arsye: Taksën e pronës. Nga 1 prilli do të fillojë taksimi i ri i pronës, që do të jetë mbi bazën e vlerës së pronës, jo më fikse. ZGJIDHJA e ka denoncuar shpesh këtë formulë të re, pasi ajo rrit barrën e taksave për shqiptarët, të cilët do të duhet të paguajnë rreth 20 milionë euro më shumë këtë vit dhe dyfish vitin e ardhshëm.
Pikërisht për të marrë informacion mbi adresat e sakta dhe sipërfaqet e pronave, kjo qeveri, që nuk ka qenë e aftë të zgjidhë çështjen e pronësisë, legalizimit e hipotekave, tani po kërkon t’u marrë shqiptarëve edhe qindarkën e fundit si taksë për pronën. Paaftësia dhe pafytyrësia e kësaj qeverie arrin deri në atë pikë sa t’i kërcënojë me ndërprerjen e energjisë elektrike qytetarët e vet, që e ka për detyrë t’i mbrojë dhe t’u shërbejë. ZGJIDHJA fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë nëse konstatojnë raste ndërprerjeje të energjisë, pasi kjo është një shkelje e pastër ligji. ZGJIDHJA do ta ndjekë këtë rast hap pas hapi, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të vendit!
#ZgjidhjaPërQytetarët

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat