Valltarja Liljana Cingu: Ju rrëfej pengun më të madh të Rexhep Çelikut

Shqipëria

Valltarja Liljana Cingu: Ju rrëfej pengun më të madh të Rexhep Çelikut

Më: 13 janar 2018 Në ora: 19:20
Liljana Cingu

Valltarja Liljana Cingu, partnerja e përhershme e Rexhep Çelikut, në performancat e tyre në skenë, ka rrëfyer pengun më të madh të mjeshtrit të madh të valles shqiptare.

Liljana Cingu tregon emocionet kur atij iu dha dekorata “Nderi i Kombit”.

“Kur u nderuam unë dhe Rexhepi është me të vërtetë një nder për artistët. Unë e dija se Rexhepi me forcat e veta do ta merrte këtë nderim. Por ai iku, ka fluturuar lart, krenar, ashtu si me krenari në skenat brenda dhe jashtë vendit ka promovuar vlerat shqiptare. Ai e meritonte atë nderim.

Rexhepi ishte një histori për skenën tonë. Ai me të vërtetë ishte legjenda e valles shqiptare, një shqiponjë që fluturonte në skenë, në publik, kudo ai shkelte. Edhe gurët e sokakut sot po qajnë për Rexhepin.

Por unë them: Rexhep të kam gjithmonë në krah dhe do të kërcejmë vallen e shqiptarëve. Unë e konsideroja Rexhepin si vëlla. Pengu më i madh i tij ishte që “vallja të mos të ndalet, të vazhdojë; dhe Shqipëria të jetë një shqiponjë ashtu siç ne e meritojmë”, u shpreh Liljana Cingu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat