Sherri në policinë e Lezhës, Berisha zbulon motivet - Bota Sot
Sherri në policinë e Lezhës, Berisha zbulon motivet

Shqipëria

E martë, 23 janar 2018

Sherri në policinë e Lezhës, Berisha zbulon motivet

Më: 13 janar 2018 Në ora: 20:59
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar motivet e sherrit mes policëve në komisariatin e Lezhës.

Duke publikuar mesazhin e një qytetari, Berisha thotë se polici I qarkullimit rrugor është rrahur ditën e sotme pasi nuk përshëndeti kryeministrit Edi Rama, i cili kishte kaluar me eskortën e tij për Lezhë.

Reagimi i Berishës

Ne Narko-republiken e Shqiperise rrihet polici ne komisariat se nuk pershendeti Noriegen!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

“zoti sali berisha,,pak me pare ne rajonin e policis se lezhes dy polic qelluan njeri tjetrin..polici i rugores e qelloj me grusht pasi ishte tu bertit ne koridor pse polici tjeter nuk e rrespektoj edi legenin qe kaloj me makin me perpara ti ngrente doren,per kete filloj nje grusht qe vetem ne qeverin e krimit kam pare sa jam polic prej 5 vitesh,ju falenderoj ,,anonim se te heqin direkt nga puna”

Ngjarja sipas Policisë

Një sherr mes dy punonjësve të policisë ka ndodhur ditën e sotme në Komisariatin e Lezhës.

Lajmin në fjalë e ka bërë me dije, policia e Lezhës, e cila ka sqaruar se konflikt ka ndodhur brenda ambienteve të komisariatit.

Siç bëhet e ditur në njoftim, sherri ka nisur mes N.Sh, me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, i cili ka goditur me grushte Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M.

Por, nuk ka përfunduar me kaq, pasi edhe M.M i është kundërpërgjigjur me grushte ndaj kolegut të tij me iniciale N.SH.

Ka qenë ndërhyrja e pranishmëve, që kanë bërë të mundur shuarjen e sherrit, ndërsa mësohet se dy punonjësit e policisë në fjalë janë pezulluar nga detyra.

“Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N. Sh e M.M.,  pasi shtetasi N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushte Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur.

Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës.”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test