PD firmos dokumenti dhe rendit shkeljet

Shqipëria

PD firmos dokumenti dhe rendit shkeljet

Më: 15 janar 2018 Në ora: 13:38
Ilustrim

Partia Demokratike kërkon rikthimin e ligjshmërisë në Kuvend, duke nisur nga largimi i kreut të këtij institucioni, Gramoz Ruçi.

Pak orë para seancës së hapjes së sesionit parlamentar, grupi demokrat ka kërkuar kthimin e ligjshmërisë në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Sipas demokratëve Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk ka kompetenca për shkarkime dhe transferime dhe deri tani Arta Marku ka firmosur disa urdhra për lëvizje prokurorësh.

“Maxhoranca po kap sistemin e Drejtësisë. Sa është zgjedhur Prokurori i Përkohshëm, Sajmir Tahirit i është kthyer pasaporta, Orest Sota është liruar nga burgu si dhe po mbyllet çështja e Xibrakës”, thuhet në një dokument të firmosur nga demokratët, i cili do të lexohet sot në seancë.

Sipas Partisë Demokratike, në seancën e fundit parlamentare është shkelur rregullorja e Kuvendit, janë falsifikuar votat e deputetëve dhe është dhunuar e drejta e opozitës për të folur.

Për të gjitha këto arsye demokratët kërkojnë largimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat