Ahmetaj siguron naftëtarët: Do merrni pagat

Shqipëria

Ahmetaj siguron naftëtarët: Do merrni pagat

Më: 17 janar 2018 Në ora: 13:59
Arben Ahmetaj

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në një konferencë për mediat ka bërë me dije se naftëtarëve Ballshit do të marrin pagat e prapambetura.

Po ashtu, ministri ka ftuar të gjithë naftëtarët që të aplikojnë për statusin e papunësisë, për ata që kanë ngelur pa punë si pasojë e mbylljes së dy rafinerive.

Ndërsa, Ahmetat tha se qeveria është angazhuar për të mbështetur naftëtarë, si dhe u bërë ftesë investitorëve që të investojnë në këto rafineri.

"Naftëtarët do të marrin në bazë të ligjit pagesën e papunësisë. Qeveria qëndron e angazhuar, e vëmendshme deri në detaje për të mbështetur çdo investitor serioz, që do të vijë me një projekt serioz, për zhvillimin e biznesit në rafineritë e Ballshit dhe Fierit, apo një ofertë nga një investitor serioz për zhvillimin e një biznes-plani në sektor ku përfshihet vënia në punë e të dy rafinerive. 

Qeveria qëndron e angazhuar të jetë pranë naftëtarëve, duke i ndihmuar me procedurat, duke iu vënë në dispozicion zyrat e punës, në mënyrë që ata punonjës, ata naftëtarë dhe familjarë të përfitojnë menjëherë pagesën e papunësisë. Jemi në gatishmëri, të vëmendshëm deri në detaje për të mbështetur çdo iniciativë private për rivënien në punë të të dyja rafinerive", deklaroi Ahmetaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat