Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte duke promovuar shërbimin konsullor.
Ai ka publikuar një video në Facebook, ku shihet ministri i Jashtëm Ditmir Bushati me qytetarë të ndryshëm në konsullatën e Milanos në Itali.
“Mirëmëngjes dhe me këtë shembull kuptimplotë të transformimit rrënjësor të shërbimeve konsullore për qytetarët shqiptarë që ka nisur me Konsullatën e Milanos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Sakaq në video dëgjohet ministri Bushati duke thënë se konsullata në Milano është një model se si mund të ofrojmë shërbimet tona konsullore edhe në vende të tjera.
“Sot është një konsullatë e cila shërben në mënyrë moderne, efikase transparente dhe me kosto të reduktuar për shkak të profesionalizmit dhe investimeve që kemi bërë në teknologji”, shprehet Bushati.