Kryemadhi ka një thirrje për shqiptarët: Erdhi koha që të zgjohemi, do jetë mëkat nëse ne...

Shqipëria

Kryemadhi ka një thirrje për shqiptarët: Erdhi koha që të zgjohemi, do jetë mëkat nëse ne...

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:19
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të dielë një takim me strukturat e partisë në njësinë numër 11 në Tiranë.

Një javë na ndan nga protesta e 27 janarit dhe Kryemadhi ka lëshuar një mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Ne nuk jemi dakord me këtë pabarazi që ekziston dhe të gjithë duhet të protestojmë më 27 janar. Është koha që të zgjohemi dhe të bëhemi të gjithë bashkë kundër pabarazisë. 

Mjerimi në vend po shtohet çdo ditë. Ne kërkojmë që i gjithë institucioni të sillet ndaj qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe ky nuk është mëkat. Por mëkati ynë më i madh është nëse ne do rrimë indiferentë ndaj pabarazisë. 

Në 27 janar të zgjojmë ndërgjegjen kombëtare dhe të harrojmë flamurin partiak”- tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat