Ndryshon sërish moti në Shqipëri, në këto zona priten reshje

Shqipëria

Ndryshon sërish moti në Shqipëri, në këto zona priten reshje

Më: 22 janar 2018 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 4 °C / 10 °C, në vendet e ulëta: 1 °C / 9 °C dhe në vendet malore: -3 °C / 3 °C.

Në shumicën e qarqeve nuk priten reshje, përjashtuar zonën juglindore, ku priten reshje lokale gjatë pjesës së parë të ditës.

Priten reshje në formën e dëborës deri në 400m, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara, do të zbresin deri në 300m mbi nivelin e detit.

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

Sot (e diel, dt.21) dhe nesër (e hënë, dt.22) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore, njofton instituti i Gjeoshkencave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat