Vuçiq thotë se Rama po e mbështetë idenë e tij për treg të përbashkët

Shqipëria

Vuçiq thotë se Rama po e mbështetë idenë e tij për treg të përbashkët

Më: 26 janar 2018 Në ora: 22:58
Rama dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq po vazhdon të promovojë idenë e tij për tregun e përbashkët ballkanas. Ai është i bindur se një gjë e tillë sjellë përfitime dhe për këtë thotë të ketë marrë edhe dritën e gjelbër nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Vuciq dhe Rama janë takuar në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

“Vazhdoj të promovojë dhe punojë në idenë time për zonë ekonomike regjionale megjithëse e di se cila shtete janë kundër”, tha ai.

“Kjo nuk është çështje politike, nuk është krijim i Jugosllavisë dhe Shqipërisë”, theksoi ai.

Tregu i përbashkët ballkanik është kundërshtuar fuqishëm nga Kosova.

Ish-kryeministri Isa Mustafa kishte thënë se një treg i tillë nuk është i favorshëm për Kosovën e cila gjendet e izoluar në mes të këtij rajoni.

Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mendon ndryshe. Ai beson në një treg të tillë.

Tregu i përbashkët ballkanik është kundërshtuar edhe nga Kroacia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat