Rezultatet e Vetingut/ Mustafaj: Çfarë do të ndodhë nga ndikimi i Edi Ramës...

Shqipëria

Rezultatet e Vetingut/ Mustafaj: Çfarë do të ndodhë nga ndikimi i Edi Ramës...

Më: 23 mars 2018 Në ora: 18:25
Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-deputet i PD-së, Besnik Mustafaj

Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-deputet i PD-së, Besnik Mustafaj, komentoi sot rezultatet e para të vetingut, në kuadër të reformës në drejtësi, ku sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo.

“Unë shpreh shqetësime, sepse nëse ky proces ndiqet thjeshtë me standarde pulitane, nuk prodhon realisht një sistem funksionues. Pulitanët për mendimin tim janë njerëz dyshues në shumë aspekte, por unë shpresoj që institucionet e reja në sajë të Vettingut do të  jenë të drejta.

Unë njoh shumë mirë profilin njerëzor dhe politik të Edi Ramës. Nëse ai do të arrijë të ketë ndikimin e tij në këto institucione do të ketë kurbane.

Do ketë të sakrifikuar shumë por nuk do të jenë kurban, njësoj që do të jenë të drejta por me kushtin që Rama të mos ketë ndikim në to. Por duket e vështirë”,  tha Mustafaj, në studion e Neës 24.

Lidhur me zhvillimet në PD, Mustafaj thotë se sfida që ka tani PD është kapërcimi i dëshpërimit.

“Kapërcimi i këtij do të shoqërohet me bashkimin e disa rrymave”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat