Ministri i Jashtëm grek vjen të enjten në Tiranë, ja me kë do takohet

Shqipëria

Ministri i Jashtëm grek vjen të enjten në Tiranë, ja me kë do takohet

Më: 27 mars 2018 Në ora: 15:07
Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias do të jetë ditën e enjte në Tiranë. Mësohet se ai do të qëndrojë për disa orë në kryeqytet, ku pritet që zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

Ndalesa e tij në Tiranë do të jetë disarorëshe, pasi udhëtimi i ministrit grek është drejt Vjenës.

Takimi mes dy ministrave të Jashtëm, vjen në një kohë kur MEPJ përgatit takimin mes kryeministrit Rama dhe homologut grek Aleksis Tsipras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat