Debati i fortë në studio, Fevziu i hakërrehet Ballës: Më dëgjo mua. Gënjen

Shqipëria

Debati i fortë në studio, Fevziu i hakërrehet Ballës: Më dëgjo mua. Gënjen

Më: 13 prill 2018 Në ora: 00:10
Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu është përfshirë në një debat të ashpër me deputetin Taulant Balla sonte në emisionin “Opinion”, kur në një moment që flitej për Rrugën e Kombit, Balla kundërshtonte Feviun, i cili iu kthye ashpër dhe i tha se po gënjente.

Debati

Fevziu: Për të futur tollin në rrugë

Balla: E ka gabim, hapi i parë që ka hedhur i ndjeri Olldashi, nuk është tenderi, por studimi.

Fevziu: Balla të lutem do më dëgjosh mua, e para thua që ka një tender, është caktuar çmimi. Ke dalë studio më studio dhe thua që është 8.6 euro. Gënjen!

Balla: Është rekomandimi i IFC-së

Fevziu: Është gjë në dokument, rekomandimi është gjë tjetër.

Balla: Është vendimi i Qeverisë.

Fevziu: E para, çfarë thotë IFC-ja, çfarë thotë? Ndërtim i të gjitha pikave të plota në rrugë, dublikimi i rrugës dhe hapja e tunelit.

Balla: Hape arkivën dhe do ta shikosh që e ke gabim.

Fevziu: Jo se kam gabim, më dëgjo të lutem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat