Rekomandimi i KE për hapjen e negociatave, reagon ministri Bushati

Shqipëria

Rekomandimi i KE për hapjen e negociatave, reagon ministri Bushati

Më: 17 prill 2018 Në ora: 17:14
Ditmir Bushati

Pas lajmit se Shqipëria mori rekomandimin pozitiv në lidhje me hapjen e negociatave ka reaguar dhe Ministri për Evropën dhe Punët  e Jashtme, Ditmir Bushati.

Bushati me një postim në Twitter ka përshëndetur këtë  vendim të Komisionit Evropian, dhe deklaron se kjo erdhi falë reformat e thella.

“BE rekomandon qartë dhe fort hapjen e negociatave për anëtarësim. Mesazh i qartë se reformat e thella dhe të pareshtura që kemi ndërmarrë për shtetformim, më në fund po japin fryte, dhe se rajoni është pjesë organike e Evropës. Kjo është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar me punën e madhe. Faleminderit Hahn për angazhimin dhe mbështetjen tuaj në rrugëtimin tonë”, shkruan Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat