“Negociatat”, PDIU: Fitore për shqiptarët dhe moment reflektimi për politikën

Shqipëria

“Negociatat”, PDIU: Fitore për shqiptarët dhe moment reflektimi për politikën

Më: 18 prill 2018 Në ora: 15:06
PDIU

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet reagoi në lidhje me rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

PDIU bën me dije përmes një deklarate për shtyp se ky është një avancim i aspiratës për integrimin në BE.

Sipas partisë së Shpëtim Idrizit ky moment mund të cilësohet një fitore për popullin dhe moment reflektimi për klasën politike.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ky është një avancim i aspiratës së kahershme të shqiptarëve, për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kjo është një fitore e shqiptarëve dhe një moment reflektimi për politikën shqiptare, e cila në mënyrë ciklike me krizat politike, mungesës së vizionit në ekonomi, korrupsionit, sistemit zgjedhor jo transparent dhe jo të barabartë, kanë ngadalësuar këtë vokacion të shqiptarëve.

PDIU bën thirrje që të vendosen interesat kombëtare para atyre partiake dhe propozojmë një pakt kombëtar për integrimin, reformën zgjedhore dhe ndryshimin e ligjit për referendumet”, thekson PDIU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat