Fier, shpërthim i fuqishëm tritoli sapo shoferi hipën në makinë

Shqipëria

Fier, shpërthim i fuqishëm tritoli sapo shoferi hipën në makinë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 08:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person mbeti i plagosur, pasi mbrëmjen e sotme në automjetin e tij shpërtheu një lëndë eksplozive.

Policia bën të ditur paraprakisht se lënda e dyshuar tritol, shpërtheu menjëherë sapo pronari i makinës i hyri në automjetit tip Benz me ka targë AA270IV, i cili ishte i parkuar poshtë pallatit ku ai banon.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në lagjen “29 Nëntori” në Fier dhe bëhet fjalë për shpërthim të telekomanduar.

Drejtuesi i automjetit është dërguar në spitalin e Fierit dhe mësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm, aq sa janë thyer edhe xhamat e disa objekteve pranë automjetit, i cili është shkrumbuar thuajse totalisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat