Vettingu, sot vendoset për ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla

Shqipëria

Vettingu, sot vendoset për ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 09:03
Adriatik Llalla

Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendos sot zyrtarisht për faktin nëse Adriatik Llalla do i nënshtrohet Vettingut apo jo. Trupa e komisionerëve u tërhoq për vendim dhe pritet që sot në orën 13:00 të bëhet publik verdikti për ish-kryeprokurorin.

KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, i cili kërkon që ish-prokurori i Përgjithshëm të mos përjashtohet nga Vettingu, por t’i nënshtrohet atij njësoj si e gjithë trupa e sistemit të drejtësisë. Kërkesa e Komisionerit Publik erdhi pas vendimit të KPK të cilët ndërprenë Vettingun e Llallës, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mundësia për të marrë një pozicion tjetër në sistemin e drejtësisë, më konktretisht në Gjykatën e Lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat